Polonia publikon listën ndaj Shqipërisë
Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25 lojtarë për gjysmëfinalen e “play-offit” të Kupës së Botës kundër kombëtares së Shqipërisë.
Trajneri Jan Urban do të mbështetet në përvojën e Robert Lewandowskit, por ka befasuar duke ftuar edhe talentin 17-vjeçar të Portos, Oskar Pietushevski.
Një mungesë e madhe për polakët do të jetë Nicola Zaleëski, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh.
Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë.


