20:18 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pompat e gjirit që përdorin nënat për të ushqyer fëmijët, kanë baktere që mund të shkaktojnë astmën

Pompat e gjirit që përdorin nënat për të marr qumshtin dhe ushqyer fëmijët e tyre mund t’i ekspozojë të vegjlit e tyre ndaj baktereve që shkaktojnë astmë, sugjeron një hulumtim i ri.

Një studim krahasoi foshnjat e ushqyera përmes nxerrjes së qumështit të gjirit me pompë dhe ata që morën qumështin direkt nga gjiri i nënës së tyre.

Dhe ata që ushqehen nëpërmjet një pompe kanë më shumë gjasa të marrin baktere që muind të rrisin rrezikun e tyre të “astmës pediatrike”.

Bebet mund të marrin baktere të mira, ndërsa thithin qumësht nga thithkat e nënave të tyre, ndërsa bakteret që jetojnë rreth nesh mund të lulëzojnë në pompat e gjirit.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Manitoba, Kanada, dhe u drejtua nga Dr Shirin Moossavi, një student i doktoraturës që studioi mikrobiologji mjekësore. /Indeksonline/