13:37 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Poni nuk i ndjen vitet, i përkushtohet palestrës!

Këngëtarja e njohur shqiptare Poni, njihet për këngët e shumta që i ka kthyer në hite, ndër vite.

Kur përmendet Poni, shumica e publikut e identifikojnë atë me këngën “Si trëndafil”, shkruan Indeksonline.

Ajo ka vazhduar të sjellë këngë e projekte të reja për çfarë vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes.

Jo rrallëherë ajo përflitet nëpër mediat rozë edhe për shkak të dukjes së saj.

Edhe pse në moshën 37-vjeçare, ajo vazhdon të gëzojë bukuri dhe forma të mira trupore, e këtë e ka dëshmuar edhe me paraqitjen e fundit nga palestra ku shfaqet në superformë. /IndeksOnline/