21:05 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Porsche 911 më parë quhej Porsche 901, por pse e ndryshoi emrin?

Zgjedhja e një emri për një model të ri nuk është proces i lehtë për prodhuesit e automjeteve.

Si shembull mund të merret pikërisht modeli 911 i Porsche, model ky që daton nga viti 1963.

Megjithatë, emri i këtij modeli fillimisht ishte 901, por Porsche ishte detyruar ta ndryshonte, shkruan Indeksonline.

Porsche gjatë asaj periudhe po integronte shitjet, pjesët dhe operacionet e shërbimit me Volkswagen dhe donte që numrat pjesë të Porsche të përshtateshin me ato të përdorura nga VW. Numrat e serive 900 nuk u përdorën nga VW në atë pikë, kështu që Porsche e quajti modelin e ri 901.

Pas debutimit të modeli 901, kompania Peugeot u ankua se ata kishin përdorur më parë modelet me tre numra dhe një zero në mes.

Porsche shpejt ndryshoi emrin e modelit në 911, duke mos dashur të rrezikoj shitjet në France, tregu i tretë më i madh. /IndeksOnline/