17:20 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Porsche ‘fluturon’, futet në katin e dytë të shtëpisë, vdesin dy persona

Vozitësi i një Porsche e humbi kontrollin dhe u fut në katin e dytë të një shtëpie në New Jersey.

Vozitësi Brandan DeMartin 22 vjeç dhe pasagjeri Daniel Foley 22 vjeç, që po udhëtonin me veturën Porsche që kap vlerën mbi 40 mijë euro, goditën një ndarës rrugor dhe aty Porsche fluturoi, shkruan Indeksonline.

Branden dhe Daniel, u shpallën të vdekur.

Rasti tani po hetohet nga oficerët e Sigurisë së Trafikut.

Pamjet tregojnë se Porsche Boxter i vitit 2010 ishte dëmtuar rëndë në aksident./Indeksonline/