10:02 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Porsche GT nuk elektrifikohet

Divizioni GT i Porsches, që është përgjegjës për super modelet Porsche 911, GT3, GT3 RS, GT2 RS dhe 718 Cayman GT4, nuk do të elektrifikojë asnjë model të cilin e prodhon.

Kështu ka thënë shefi i këtij departamenti, Andreas Peruninger për “autocar”, sipas të cilit rëndësia e divizionit GT është e veçantë ndër të tjerët.

“Ka ide që të shikojmë në atë drejtim për veturat normale sportive, por jo për modelet GT”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se kompania padyshim që do të prodhojë modele hibride e tërësisht elektrike për versionet e tjera.

Iniciativa elektrike e Porsches do të nisë në shtator kur do të debutojë Taycani elektrik.