22:41 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Porsche lanson modeli ri 911 Cabriolet

Pas Coupe, prodhuesi gjerman ka sjellë një gjeneratë të re të 911 me një çati të hapur.

Në fund të nëntorit, Porsche mbajti premierën e gjeneratës së re 911 Carrera në Los Anxhelos.

Një muaj e gjysmë më vonë ne jemi në gjendje të shohim se si duket kabrioleti i firmës gjermane.

Porsche do të ofrojë 911 Cabriolet të ri në fillim të shitjeve vetëm në versionet Carrera S dhe Carrera 4S.

Të dy modelet janë të pajisura me një motor binjak me 6 cilindra 3.0 litërsh që siguron 450 kuaj fuqi dhe ka një çift rrotullues maksimal prej 530 Nm.

Motori është i lidhur me një transmetim të ri të dyfishtë me tetë shpejtësi, falë të cilit Carrera S nga 0 në 100 km/h përshpejton për 3.7 sekonda dhe arrin një maksimum prej 306 km/h.

Carrera 4S, me motor në të gjitha boshtet, nga 0-100 km/h arrin për 3.6 sekonda dhe ka shpejtësinë maksimale 304 km / h.

Çmimi i Porsche 911 Carrera S Cabriolet në SHBA fillon nga 126,100 dollarë, dhe varianti 4S kushton 133,400 dollarë.