18:17 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Porsche: Ne i qëndrojmë besnik “ngasjes njerëzore”

“Porsche, miku im, miku im i ngushtë në këtë luftë kundër makinave autonome. E dija se kisha një arsye që ta quaj macen time “Porsche” . Ju jeni një nga më të mirët. Ndërsa prodhuesit e makinave kanë plane të mëdha për makinat autonome , ju doni që shoferi të jetë prapa timonit sa më gjatë të jetë e mundur”.

Këto janë fjalët që faqja automobilistike ‘Jalopnik’ ka për Porschen, pas deklaratës nga Porsche, të cilët kanë thënë që “ngasja njerëzore” do të jetë prioritet i tyre sa më gjatë, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë që pothuajse të gjithë prodhuesit e makinave, shërbimet tjera të udhëtimit, teknologjia dhe kështu më radhë, vazhdojnë të zhvillojnë teknologji për mundësimin e makinave vetë-ngasëse, Porsche preferon siç e quajnë ata “ngasjen njerëzore” që ta mbajnë sa më gjatë që është e mundur.

Kjo është deklarata e shefit ekzekutivit të Porsche, Lutz Meschke:

“Ngasja e makinës siç ka qenë deri më sot, do të mbetet gjëja më e rëndësishme në Porsche për një kohë të gjatë. Makinat Porsche do të jenë të fundit me timon. Makinat autonome do të ndryshojnë në mënyrë dramatike efikasitetin e përdorimit të automjeteve, prandaj ne duhet të supozojme që të krijojmë potencial për rritje, së bashku me automjetin në epokën e ngasjes autonome. Porsche do të përdorë teknologjinë autonome në makinat e reja për të ndihmuar shoferët të kursejnë kohën dhe frustrimet: ndihmë për trafikun e ngarkuar në ato raste kur edhe dashamiri më i madh i makinës priton t’i mbaj duart në timon dhe vetë-parkimin kur jeni me vonesë dhe gjëja e fundit që dëshironi është të humbni kohë edhe në atë rast”

Qëndrimi i Porsche për “ngasje njerëzore” është si Mazda në motorin me djegie të brendshme: kundër pothuajse çdo kompanie tjetër me të cilën konkurron.

Ashtu siç mendon Mazda se automjetet elektrike nuk janë të gjitha të “gjelbërta” , Porsche dëshiron të mbaj makinat e veta të ngasshme me diçka tjetër përveç trurit teknologjik në makina, që gjithsesi do ta marrë botën.

Nëse ju pëlqen ta ngasni makinën vet, ky është një lajm freskues!

/IndeksOnline/