23:51 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Porsche Panamera vjen me dy variante të reja për të sfiduar BMW Serie 8

Sipas raportimeve, Porsche po zhvillon dy variante të grand toure Panamera, për të debutuar vitin e ardhshëm.

Variantet janë një coupe me dy dyer dhe një kabrio. Këto dy makina vijnë si rivale të BMW Serie 8 dhe Aston Martin Vantage.

Makinat janë të dizajnuara për të ofruar prakticitet dhe hapësirë, edhe pse konsiderohen më tepër 2+2 më tepër se sa katër vendëshe.

Raportimet në median gjermane spekulojnë se makinat e avancuara do të bazohen në versione të shkurtuara të platformës MSB.

Sugjerim tjetër është se makinat nuk do të mbajnë emrin Panamera, për t’ju përshtatur stilit sportiv dhe praktik.

Gjithsesi, variantet e motorit pritet të merren nga rangu i Panamera dhe përfshijnë një opsion plug-in hibrid, duke pasur parasysh nevojën për të zvogëluar emetime e përgjithshme.