19:59 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Porsche” prezanton shitjen e makinave nëpërmjet internetit

Prodhuesi gjerman i automjeteve sportive “Porsche”, filloi shitjen e automjeteve në internet, që më parë bliheshin vetëm drejtpërsëdrejti nga shitësi, deklaroi një zëdhënëse e “Porsche”.

“Të gjitha 88 kompanitë e ‘Porsche’ në Gjermani po bashkëpunojnë me sistemin e ri”, shtoi ajo. Oferta në internet përfshin të gjitha automjetet e kësaj marke.

“Është një reagim ndaj nevojave të klientëve, të cilët janë në shtëpi në botën digjitale”, deklaroi për gazetën gjermane, “Automobilwoche”, kryetari i organizatës së shitjeve të Porsche-it në Gjermani, Alexander Pollich.

Pollich theksoi se deri në vitin 2025, rreth 10% e shitjeve të Porsche-it në Gjermani pritet të bëhen në internet.

Një zëdhënëse deklaroi se nuk ka ndonjë parashikim të shitjeve në internet për këtë vit.