15:40 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Porsche shpërblen punëtorët e saj me nga 9,700 euro

Pas një viti financiar të suksesshëm më 2018, Porsche i ka shpërblyer punonjësit e saj me një shumë prej 9,700 €.

Përshtatur në orët individuale të punës dhe vitet e shërbimit me kompaninë, shuma, e cila nuk është e bazuar në nivele të ndryshme të pagave, por është një shumë fikse në bord, do t’i paguhet rreth 25,000 njerëzve, të cilët do ta marrin atë bashkë me rrogën e muajit prill.

Porsche shpjegoi se shpërblimi përbëhet nga dy pjesë: € 9,000 si shpërblim për performancën për vitin financiar 2018 dhe € 700 si një kontribut special në skemën pensionale VarioRente ose në një fond pensional personal, transmeton IndeksOnline.

“Kolegët e mi kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Porsche dhe shpërblimi është një mënyrë për të njohur përkushtimin që ata kanë treguar në arritjen e këtyre rezultateve”, komentoi Kryetari i Këshillit të Punës së Grupit, Werner Weresch. “E gjithë kjo ka qenë një përpjekje e vërtetë e ekipit. Shumë falënderime duhet t’u shkojnë të gjithë fuqisë punëtore për angazhimin e tyre dhe fleksibilitetin e tyre “.

Dërgesat në mbarë botën e makinave Porsche u rritën me 4 për qind vitin e kaluar, në 256,255 njësi. Në të njëjtën kohë, të ardhurat u rritën me 10 për qind në 25.8 miliardë dollarë, fitimi neto operativ u rrit me 4 për qind në 4.3 miliardë dollarë dhe kthimi në investim ishte 16.6 për qind, 9 për qind, në 32,325. /IndeksOnline/