17:24 / E Enjte, 04 Mars 2021 / B O

Porsche & Volkswagen Group po e shqyrton mundësinë të futet në Formula 1

Porsche dhe kompania amë Volkswagen Group po e shqyrtojnë mundësinë e futjes në Formula 1, raporton BBC.

Por çdo lëvizje varet nga rregulloret e reja në lidhje me motorët në F1, që pritet të prezantohen në vitin 2025.

Zëvendës-presidenti i Porsches për motorsporte, Fritz Enzinger i ka thënë BBC Sport: “Do të ishte në interes të madh nëse aspektet e qëndrueshmërisë – si shembull, implementimin e ‘e-fuels’, luajnë rol në këtë. Nëse këto aspekte konfirmohen, ne do t’i vlerësojmë detajet brenda VW Group dhe do të diskutojmë për hapat e ardhshëm”.