16:41 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Porsche zbulon modelin e ri Macan 2019 [Foto]

Porsche ka hequr mbulesën e modelit të ri Macan 2019, i cili tani ka një stil të rifreskuar me një kabinë më ndryshe, ndërsa vie me karakteristika të reja të teknologjisë.

Ndryshimi më i dalluar vizual të mund të vërehet në anën e pasme, me Macan i cili tani shfaq një rrip tre-dimensional LED, shkruan IndeksOnline.

Në pjesën e përparme, Macan i ri merr dritat LED të ridizajnuara si standarte dhe Dinamic Light System Plus të Porsche si një opsion. Porsche gjithashtu ka shtuar ngjyra të reja në gamën e Macan, duke përfshirë Miami Blue, Mamba Green Metallic, Dolomite Silver Metallic dhe Crayon.

Porsche nuk ka dhënë ndonjë specifike rreth motorit të makinës. Thuhet për shkak të vonesave në testmimin e emisioneve WLTP. Modelet bazë do të vazhdojnë të përdorin motor 2.0 litërsh me katër cilindra, por pjesa tjetër e linjës 3.6 litërsh V6 do të dalë ‘në pension’ dhe do të zëvendësohet me një motor më modern V6s.

Temat: