09:14 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Portieri Aro Muric “thumbon” sulmuesin Harry Kane

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, njihet si një prej ekzekutuesve më të mirë të penalltive.

Ai realizoi gol nga “pika e bardhë” kundër Olympiacosit në barazimin 2-2.

Në faqen zyrtare në Instagram, UEFA ka postuar një fotografi të sulmuesit anglez me mbishkrimin “Gjejeni një ekzekutues më të mirë të penalltive se Harry Kane. Ne do të presim…”.

Ndaj këtij postimi ka reaguar me “Like” portieri i Kosovës Aro Muric, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit arriti që ta pres penalltinë e Kane në ndeshjen Angli – Kosovës.

Paraprakisht, sulmuesi anglez kishte shënuar 14 penallti rresht. /Indeksonline/