11:11 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Portieri Bledar Hajdini në Partizan?

Partizani ka kthyer sytë edhe njëherë tjetër nga Kosova, teksa këtë herë ka afruar në rradhët e saj një portier.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, tashmë “demat” kanë mbyllur marrëveshjen me ‘gardianin’ llapjan Bledar Hajdini.

“Newsport” raporton këtë të diel për gjetjen e akordit ndërmjet Hajdinit dhe kampionëve të ri të Shqipërisë, derisa shumë shpejtë pritet të bëhet prezantimi.

Hajdini vjen të vishet “dem” pas skadimit të kontratës me Ballkanin dhe pritet të jetë një rival i fortë për Alban Hoxhën për të zënë vend në katërkëndëshin e të kuqve.

24 vjeçari është aktivizuar me shumë skuadra në Kosovë, si Trepça 89, Llapi apo dhe Ballkani.