19:16 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Portieri, Drin Hodaj s’do të jetë më pjesë e futbollist kosovar

Portieri kosovar, Drin Hodaj më nuk do të luaj në futbollin kosovar.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se këtë vendim e ka marr për arsye personale.

“Faleminderit të gjithë klubeve që më kanë bërë ofertë dhe m’i kanë hapur dyert, por unë s’do të jem pjesë e futbollit kosovar për arsye personale”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Hodaj tha se klubet që s’kanë kryer obligimet ndaj tij do të paditen.

“Klubet që s’i kanë kryer obligimet ndaj meje do i padis në Federatën e Futbollit të Kosovës”, u shprehë ai.

Hodaj sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Flamurtarit./Indeksonline/