12:10 / E Premte, 13 Tetor 2023 / L K

Portieri i Argjentinës vendos rekord të madh, ka harruar kur e ka pranuar golin e fundit

Emiliano Martínez vendos një rekord të ri në historinë e Argjentinës.

Portieri legjendar me fitoren e arritur mbrëmë ndaj Paraguajit, ka shkuar në 622 minuta pa pranuar gol.

Golin e fundit Martinez e ka pranuar në finalen e Kupës së Botës nga Kylian Mbappe.

“Ai e meriton atë. Ai është një përbindësh” ka thënë Messi për Martinez./Indeksonline/