Portieri i Atleticos pas ndeshjes: Duhej të ishte një karton i kuq për Gerard Martín
Barcelona ka arritur të mposht Atletico Madridin.
Fitorja 1-2 në “Metropolitano”, vë Barçën në pole-position sa i përket garës për titull.
Moment kontravers i ndeshjes ishte ndërhyrja e Gerard Martin ndaj Thiago Almadas, i cili u dënua fillimisht me të kuq por që ju hoq nga VAR-i.
Kjo solli edhe reagimin e portierit të Atleticos, Juan Musso i cili tha se do të duhej të ishte i kuq për lojtarin e Barcelonës.
“Duhet të ishte një karton i kuq për Gerard Martín. Ishte e qartë, gjyqtari e pa. Loja do të ishte më realiste… si 11 kundër 11 ishim më të mirë se Barça”, u shpreh Musso./IndeksOnline/

