15:30 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Portieri i Dritës huazohet te skuadra tjetër nga Anamorava

Portieri i Dritës, Leutrim Rexhepi është huazuar për gjashtë muaj te skuadra e Vitisë.

Pasi e kaloi lëndimin, Rexhepi do të ndihmoj Vitinë, ku kjo eksperiencë do t’i ndihmoj për tu rikthyer në formë.

Ky është njoftimi i Dritës:

Leutrim Rexhepi huazohet te KF Vitia

Gardiani jonë Leutrim Rexhepi është larguar në form huazimi tek skuadra e ligës së parë KF Vitia për gjashtë muajt e ardhshëm.

Leo vitin e kaluar kishte pësuar një lendim në gju dhe ju desh ti nënshtrohet operimit, i cili e mbajti jashtë fushe për tetë muaj.

Pas riaftesimit të plotë, Leo ka filluar nga dita e parë fazën përgaditore me ekipin tonë dhe do të jetë i gatshëm që ta ndihmojë ekipin nga Vitia në synimet e saj për këtë stinor.

Paq fat Leo!

FC DRITA