13:05 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Portieri i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane, konfirmon largimin: Ka ardhur koha të largohem

Portieri i Ajax, Andre Onana ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga skuadra holandeze. 24 vjeçari afrikan ka thënë se ky ardhur koha për largim dhe se këtë do ta bëj këtë verë.

“Ishin pesë vite të shkëlqyera këtu, por tani ka ardhur koha të bëj hapin e largimit” ka thënë Onana.

Portieri kamerunas është mjaft i kërkuar nga shumë skuadrave të mëdha evropiane. Barcelona, Bayern Munchen, Everton, Tottenham, Manchester United e Juventus, janë disa nga skuadrat e interesuara për të.

Onana është rritur në akademinë e Barcelonës, por që më pas Ajax arriti të sigurojë shërbimet e tij./Indeksonline/