16:27 / E Enjte, 22 Tetor 2020

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Bledar Hajdini po stërvitet me skuadrën finlandeze

Ish-portieri i Trepçës 89 dhe Llapit, Bledar Hajdini pas një lëndimi që ka pasur është rikthyer përsëri në aksion.

Hajdini në një prononcim për Indeksonline ka treguar se po stërvitet me klubin e Ligës së Dytë të Finlandës, Tampere.

Image may contain: Bledar Hajdini, stadium

“Jam duke u stërvitur me klubin e Tamperes por këtu kampionati është duke u zhvilluar dhe mbetet të shihet se çka do të ndodhë në të ardhmen”, u shprehë ai.

Tutje, ai tregoj se a ka oferta nga ekipet e elitës finlandeze dhe nga Superliga e Kosovës.

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor

“Te Finlanda jam në kontakt edhe me ekipin e ligës elitare, kurse nga Kosova kam pas oferta në fillim të sezonit po s’kam qenë 100% gati të shohim po erdhi ndonjë ofertë dhe nga Kosova do e shikoj”, përfundoj Hajdini.

Hajdini sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit por nuk pati mundësi të kishte shumë minuta për shkak të problemeve që kishte me lëndime./Indeksonline/