12:51 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Florjan Smakiqi, i infektuar me koronavirusin, tregon gjendjen e tij

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll dje konfirmoi se katër futbollistë dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitivë me koronavirusin.

Një nga të të infektuarit është portieri, Florjan Smakiqi. Këtë e konfirmoi vetë futbollisti për Indeksonlinen.

“Po e vërtetë është ama jam mirë me shëndetin. Unë tashti po pres për t’i bërë edhe testimet e tjera”, u shpreh ai.

Kosova U21 do të luajë sonte nga ora 19:00 kundër Andorras U21./Indeksonline/