17:44 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Portieri i Kosovës fejohet me vajzën nga Prishtina

Visar Bekaj, sot i ka dhënë fund beqarisë.

Portieri i Kosovës e ka kurorëzuar dashurinë me vajzën nga Prishtina, Alba Hasani.

Bekaj ka ndarë me miqtë e tij në Instagram fotografi nga ceremonia e kurorëzimit, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, 23 vjeçari jeton në Tiranë dhe luan për ekipin nga kryeqyteti i Shqipërisë.

Për 7 vite ai ishte pjesë e Prishtinës, ku fitoi disa trofe.

/Indeksonline/