20:42 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Portieri i Kosovës tregon se a do të transferohet në Bundesligë

Visar Bekaj është futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që po vazhdon të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Shkak i ftesës janë paraqitjet e mira te FC Prishtina, derisa ai është përfolur edhe për një kalim në Gjermani, te Hoffenheim.

“Ka pasur diçka problem në verë, por shpresoj se transferimi në Gjermani do të finalizohet në janar”, tha Bekaj në “90 Plus”.

Tutje, ai foli edhe për situatën te FC Prishtina.

“Ardhja e Armend Dallkut ka kthyer harmoninë në skuadër, ai na njeh ne të gjithë. Si gjithmonë, FC Prishtina ka pretendimet e saj për titullin kampion”, ishin fjalët e Bekajt.