14:11 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Portieri i njohur luante si sulmues te kundërshtari i sotëm i Realit

Banorët e Plzen janë krenar për shumë gjëra, e njëra prej tyre është edhe Petr Cech.

Portieri aktual i Arsenalit – dhe më i miri i botës në vitin 2005 – është lindur më 20 maj të vitit 1982, në qytetin, ku Real Madridi i Santiago Solarit luan të mërkurën.

Si i ri, Cech kishte luajtur hokej në akull dhe futboll. Më interesant është fakti se ai kishte aftësi të shënonte gola, dhe jo t’i ndalë sikur që bën sot.

Në moshën 10-vjeçare, ai pësoi një frakturë të rëndë në këmbën e tij të djathtë që e ndryshoi jetën e tij dhe klubi vendosi që ai të bëhej portier që ta mbronte këmbën e tij, transmeton IndeksOnline.

Petr Cech

Kështu, klubi krijoi njërin prej portierëve më të mirë të shekullit 21.

Në Viktoria Plzen, Cech nuk ishte portier startues, dhe debutimi i tij erdhi më 30 tetor të vitit 1999 për Chmel Blasnyt kundër Sparta Prague, në humbjen, 1-3.

Nga aty, ai shkoi te Sparta, Rennes, Chelsea e sot tek Arsenali, me 123 paraqitje, gjithashtu për Çekinë./IndeksOnline/