11:45 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Portieri i Sevillës: I çmoj kosovarët, e duan shumë vendin e tyre

Portieri i famshëm çek, Tomas Vaclik ka lavduar Kosovën para ndeshjes vendimtare të grupit. Portieri i Sevillës ka thënë se lojtarët e Kosovës luajnë me shumë zemër dhe kjo është për t’u respektuar.

“Fuqia më e madhe e Kosovës është kohezioni. Ata luajnë me shumë zemër, me shumë pasion. Ju mund t’i shihni se sa me krenari luajnë për vendin e tyre”, ka thënë Vaclik.

Portieri çek i ka përmendur edhe lojtarët e Kosovës që i njeh dhe që duhet pasur kujdes nga ta.

“Hadërgjonajn, Kolollin dhe Vocën i njoh nga koha kur isha pjesë e Superligës në Zvicër. Janë lojtarë me potencialë. Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne”, ka thënë ish-portieri i Baselit./Indeksonline/