08:37 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / C E

Portieri shqiptar po i bashkohet Muriqit te Fenerbahce

Portieri shqiptar, Gentian Selmani ka rënë në sy të Fenerbahces pas një sezoni shumë të mirë me fanellën e Menemnspor në Superligën turke.

Mediet turke raportojnë se drejtuesit e Fenerbahces kanë nisur negociatat me Menemensporin për blerjen e “gardianit” 22-vjeçar, që e mbylli sezonin me 32 ndeshje si titullar në kampionat.

Ish-portieri i Laçit ka edhe një vit kontratë me ekipin nga Izmiri, që sigurisht do ta ketë të vështirë t’i rezistojë presionit (financiar) të “Kanarinave të Verdha”.

Për Selmanin, sipas medieve turke, janë interesuar emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si: Bologna, Olympiacos, Spartak i Moskës dhe Krosnadar, pa harruar edhe Zoryan nga Ukraina.

Fenerbahce e sheh Selmanin se alternativë për portierin e parë, Altay Bayındır. /IndeksOnline/