20:01 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Portieri turk thyen rekordin, merr kartonin e kuq më të shpejtë në histori

Portieri i Konyaspor, Serkan Kirintili hyri në librat e historisë të hënën në mbrëmje.

Ai u bë futbollisti më i shpejtë turk që mori karton të kuq, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen kundër Yeni Malatyaspor, 34 vjeçari u përjashtua nga loja pas vetëm 12 sekondave.

Ai kapi topin jashtë zonës së rreptësisë dhe menjëherë u drejtua nga zhveshtorja, madje para se gjyqtari ta nxjerrë kartonin.

Ky veprim befasoi të gjithë, pasi nuk dihet nëse kjo është bërë me qëllim ose nuk e ka ditur që është jashtë zonës.

Malatyaspor fitoi me rezultat 2-0 në këtë ndeshje, ndërsa Kirintili pas ndeshjes iu kërkoi falje tifozëve. /IndeksOnline/