00:00 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Portieria si “zalli”, Reali me pesë gardianë në stërvitje

Pas transferimit të vështirë nga Chelsea në Real Madrid, Thibaut Courtois ka stërvitur përkrah katër konkurrentëve të tij disa orë pas konferencës për shtyp të tij në Bernabeu.

Belgu është stërvitur për ta dëshmuar vlerën e tij para Keylor Navas, Kiko Casilla, Luca Zidane dhe Andriuy Lunin, transmeton IndeksOnline.

Navas kishte konkurrencë të vazhdueshme për të sfiduar për pozicionin e tij në formacionin bazë të Real Madridit.

Njëri prej tyre ishte edhe legjenda, Iker Casillas, i cili eventualisht u largua nga klubi në vitin 2015 drejt Portos.

Derisa portierin nga Kosta Rika, Real Madridi ia ka dalur mjaft mirë, sidomos në Evropë, ku e ka fituar tri herë radhazi titullin e Champions Leagues.

Për sezonin, 2018/19, Courtois ka arritur në Real Madrid që ta sfidojë Navasin.

Kjo situatë nuk është e panjohur për belgun, i cili tashmë e sfidoi Peter Cech te Chelsea.

Courtois është zgjedhur portieri më i mirë në Kampionatin Botëror në Rusi së fundmi, duke e ndihmuar Kombëtaren e tij ta arrijë vendin e tretë – finishi më i mirë në histori.

Trajneri i Real Madridit, Lopetegui nuk ka vendosur ende se me cilin portier do të startojë në UEFA Super Kupë ndaj Atletico Madridit më 15 gusht./IndeksOnline/