23:24 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Portugalia dhe Ronaldo arrijnë në Katar

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka arritur në Katar, për të luajtur Botërorin e tij të pestë në karrierë.

Ronaldo gjatë ditëve të fundit trazoi rrjetin në një intervistë me Piers Morgan, ku hodhi akuza ndaj Manchester United dhe trajnerit Erik ten Hag.

Portugalia ndeshjen hapëse do të luajë ndaj Ganës, më 24 nëntor, derisa më pas ndaj Uruguait dhe ndeshjen e fundit në grup, përballë Kores së Jugut.

Portugezi madje gjatë interistës kishte deklaruar se nëse e fiton Kupën e Botës, do të pensionohet nga futbolli profesionist.