15:42 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Portugalia do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në këtë vend do të përfundojë të dielën më 2 maj.

Sidoqoftë, duke folur të martën, ai paralajmëroi se ky nuk ishte fundi i shpërthimit kombëtar dhe theksoi se rihapja e ekonomisë do të ishte një proces i ngadaltë dhe gradual.

“Ajo që ka rëndësi në këtë fazë të re është që portugezët e dinë që kontrolli mbetet i rëndësishëm, kështu që ne duhet të ndërmarrim hapa të vegjël dhe të vlerësojmë vazhdimisht (situatën)”, tha ai në një konferencë shtypi.

Portugalia ka regjistruar 24,322 raste koronavirus dhe 948 vdekje.

Një gjendje e jashtëzakonshme është duke u aplikuar që prej 18 marsit, raporton BBC.