75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Portugalia fiton në Luksemburg, Sebia barazon me Ukrainën

Portugalia ka përmbyllur me fitore kampanjën kualifikuese.

Kampionët e Evropës kanë mposhtur në udhëtim Luksemburgun me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Golat për Portugalinë i shënuan Fernandes në minutën e 39-të dhe Ronaldo në minutën e 86-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Serbia ka barazuar në Beograd me Ukrainën me rezultat 2-2.

Ukraina e mbyll në vendin e parë me 20 pikë, tri më shumë se Portugalia në vendin e dytë. Serbia mbetet jashtë evropianit me 14 pikë. /IndeksOnline/