21:58 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Portugalia mund Zvicrën, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ‘Lusail’.

Portugalia ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës, duke triumfuar me rezultat 6 me 1 dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Ishte një paraqitje fantastike nga kombëtareje luzitane, me Goncalo Ramos që ‘shpërtheu’ duke realizuar tre gola. Pepe, Guerreiro dhe Leao shënuan tre golat e tjerë.

Manuel Akanji shënoi golin e vetëm për Zvicrën pas asistimit nga Xhedan Shaqiri.

Kujtojmë se Portugalia luan ndaj Marokut të shtunën në ndeshjen e çerekfinales.