14:15 / E Martë, 21 Janar 2020

Pos me pas gjak shqiptari! Mendon se i bën padrejtësi djalit, e hedh përtokë kundërshtarin

Një baba u arrestua dhe u akuzua për sulm fizik pasi shtriu një adoleshent përtokë gjatë një ndeshjeje të mundjes në shkollën e mesme.

Videoja kapi momentin kur babai i tërbuar u nis drejt palestrës për të përplasur kundërshtarin e djalit të tij në tokë, pasi ai kreu sipas tij një veprim të “paligjshëm”.

Barry Lee Jones, 54 vjeç, u arrestua të shtunën nën akuzën e sulmit fizik dhe sjellje të çrregullt.

Djali i tij, një student në Shkollën e Mesme Ridge në Kalifornia, në SHBA ishte duke u ndeshur me një student tjetër, transmeton Indeksonline.
Sipas Shoqatës Atletike të kësaj shkolle, gjyqtari sapo kishte dhënë një sinjal dore për ta quajtur lëvizjen e studentit të paligjshëm, Jones veçse u hodh në palestër.

Por për fat të mirë studenti nuk pësoi ndonjë dëm fizik./Indeksonline/