23:53 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pos në Kosovë, kaos edhe në Tiranë nga përmbytjet (Video)

Mjaftojnë disa orë me reshje të dendura shiu që kryeqyteti të “paralizohet” nga përmbytjet.

Situata e përmbytjeve të muajit nëntor është rikthyer sërish ditën e sotme, ndonëse në përmasa më të vogla.

Moti i keq me shi dhe ere që përfshiu vendin ka përmbytur edhe disa rrugë në Tiranë.

Mësohet se akset Pezë-Helmës dhe Arbanë në dalje të Tiranës janë bllokuar në disa segmente të caktuara të tyre. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shfaqet situata tejet e rënduar në autostradë, pranë një qendre tregtare.

Pamjet më poshtë janë filmuar mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës tek ish-parku i autobusëve, aksi nga kryqëzimi i 21 Dhjetorit tek Pallati me Shigjeta.

Temat: