22:05 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pos presidentëve, në Prishtinë u takuan edhe ambasadori slloven dhe ai kosovar (Foto)

Përveç takimit të presidentëve, atij të Sllovenisë dhe të Kosovës, bashkë kanë qëndruar edhe ambasadorët e të dy vendeve.

Bojan Bertoncelj dhe Nexhmi Rexhepi janë takuar në njërin nga lokalet në kryeqytet.

Është faqja “Kosova10” ajo që ka publikuar fotografi të takimit të ët dy ambasadorëve.

“Në shenjë nderimi për Slloveninë dhe vizitën e sotme të presidentit slloven, ambasadorët e dy shteteve tona kanë qëndruar në “Cup of tea”, ku në mënyrë simbolike, me muzikë në gjuhën sllovene dhe simbole, nderohej ky shtet mik. Faleminderit për mbështetjen S-LOVE-NIA!”, kanë shkruar ata./Indeksonline/