75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / H F

Posta e Kosovës shpenzon mbi 338 mijë euro për printerë (Dokument)

Posta e Kosovës ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.

Këtë herë, është finalizuar kërkesa për furnizim me printer professional bardhë e zi dhe printer me ngjyra, shkruan IndeksOnline.

Për tenderin në fjalë, fillimisht janë ndarë 340,000.00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T “Info Com”, nga Mitrovica, me shumën prej 338,258.80 euro.

IndeksOnline ka kontaktuar disa herë radhazi kompaninë në fjalë, për të mësuar më shumë detaje rreth marrëveshjes së arritur me Postën e Kosovës, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Tutje, në njoftimin e publikuar nga E- prokurimi bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 120 ditë./IndeksOnline/