10:18 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Postimi, që bëri më 2012 për Mourinhon mund të jetë fatal për Dele Allin

Mourinho u zyrtarizua si trajner i Tottenhamit mëngjesin e djeshëm dhe tashmë vetëm se ka filluar ta stërvisë skuadrën.

Shpesh ka ndodhur që “Special One” të lë në stol ndonjë futbollist të mirë, siç ndodhi me Pogban te Manchester Unitedi.

Dele Alli mund të jetë një nga viktimat e radhës dhe kjo “falë” një postimi të bërë më 2012.

Ai kishte thënë atëherë se Mourinho është i mbivlerësuar si trajner dhe se nuk do të punojë me të.

Me siguri që nuk mund të jem i vetmi që mendon se Mourinho është i mbivlerësuar dhe shumë kokëfortë … thjesht ju bën të dukeni si menaxher i keq, Unë jam i kënaqur që nuk do të më duhet të punoj kurrë me të”, kishte shkruar anglezi.

Krejt çka mbetet është që ky postim të mos bie në sy të trajnerit pasi që ai nuk falë në këso raste. /IndeksOnline/