10:20 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Pozicioni strategjik i Gjermanisë para dhe gjatë Covid19

Shkruan: Fetah Zejnullahu 

Shfaqja e virusit Covid19 pati ndikim të madh në jetën mbarë globale. Niveli i rrezikshmërisë së bartjes së virusit nga personi në personin tjetër, apo nga një vend në një vend tjetër, dhe pasojat nga Covid19 si pandemi ishin shumë të mëdha. Kjo pandemi ballafaqoj të gjithë globin, me situatë shumë serioze të menaxhimit, dhe kapaciteteve shëndetësore. Që nga viti 2019, Gjermania ashtu si shtetet e tjera u ballafaqua me fluksin e madh te të infektuarve me Covid19. Edhe pse Gjermania renditet një nga shtetet më të forta në aspektin ekonomik, shfaqja e pandemisë shkaktoi probleme serioze në aspektin shëndetësor dhe ekonomik.

Në Marsin e vitit 2020 ishte hera e parë që Gjermania vendosi masat e bllokimit total të lëvizjes së lirë, dhe në Nëntor 2020 u bë mbyllja e dytë. Deri më tani, këto dy valë infektimesh ishin situata, që shteti gjerman kishte arritur majën e të infektuarve në vend. Masat anti-Covid që qeveria e shtetit gjermani i vendosi, ndryshonin sipas situatës faktike aktuale. Në kuadër të këtyre masave, pasojat më të madhe pësuan bizneset e ndryshme, konkretisht gastronomia. Qeveria e Gjermanisë pas ballafaqimin të kësaj situate, zhvilloi një strategji të re, si për politikën e brendshme, ashtu edhe në aspektin e diplomacisë.

Gjermania nga viti 2012 në aspektin e planit strategjik kombëtar, kishte paraparë edhe ballafaqimin me situata nga pandemitë e ndryshme. Pra, në vitin 2012 është bërë një strategji për ballafaqimin me pandemi, ndërsa në vitin 2017 Gjermania bën implementimin e “National Pandemic Plan” , dhe miraton ligjin për mbrojtjen, dhe veprimin në rast të situatës pandemie në nivel nacional. Edhe pse ishin marrë këto masa paraprake, prap këto preventiva nuk mjaftuan në menaxhimin e situatës me Covid19. Strategjia e sektorit të shëndetësisë ishte fokusuar në implementimin e planit G2 dhe G3 ( G2 ka të bëjë me vaksinimin dhe rikuperimin, ndërsa G3 testimin).

 Edhe Republika e Gjermanisë pas ballafaqimin me situatën pandemike, ashtu si edhe shtetet e tjera, ndryshon strategjinë e politikës së jashtme. Kjo strategji, bazohet edhe në dinamikën e zhvillimeve, në një stil të ri të jetesës pas shfaqjes së pandemisë. Mungesa e vaksinave, dështimi i sjelljes së vaksinës në kohë, ashtu siç ishin paraparë në kontrata me kompanitë e ndryshme, dhe ngritja e nivelit të stabilitetit të sigurisë, ishin probleme serioze. Këto shqetësime obliguan qeverinë dhe institucionet e Gjermanisë, të rishikojnë strategjinë në aspektin e politikës së jashtme.

Republika e Gjermanisë është fokusuar në politikat e zhvillimit të kapaciteteve të veta, pikërisht aty ku u ballafaquan me mangësi, apo kapacitete të pamjaftueshme për reagim gjatë pandemisë.

Nga aspekti i politikave ndërkombëtare, Gjermania ndryshoi prioritetet në fushën e bashkëpunimit bilateral. Sot qeveria e Gjermanisë, është e fokusuar në aspektin e teorisë së realizmit, që nënkupton fokusin në kapacitetet e veta ekonomike, politike dhe të sigurisë së shtetit. Ballafaqimi me situatën pandemike Covid19, për shtetin gjerman ishte një “Mësim i Mësuar”  nga aspekti i raporteve ndërkombëtare dhe si të reagohet në situata të tilla.

Vërejtje: Ky opinion është i bazuar në mendimin e autorit, kërkimeve dhe hulumtimeve të tij. Kjo nënkupton, që ky opinion nuk përfaqëson qëndrimet e institucioneve të qeverisë së Republikës së Kosovës.