75 Mall Live Search
23:33 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pozita e pabesueshme ku Xhaka u paraqitë sonte për 30 minuta

Në mungesë të mbrojtësve të majtë, Unai Emery vendosi që sonte në këtë pozitë të startojë me Stephan Lichtsteiner.

Pas 60 minutave lojë, Emery e zëvendësoi mbrojtësin zviceran me Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi dy golat e fitores, transmeton IndeksOnline.

Por, a e dini se kush e mbajti krahun e majtë të mbrojtjes për 30 minutat e fundit të lojës?

Këtë detyrë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit e mbajti mesfushori prishtinas, Granit Xhaka.

Përveç se e kreu punën e tij siç duhet në mesfushë, Graniti impresionoi edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Pas ndeshjes, reprezentuesi zviceran postoi në Instagram, e në komente u paraqitë bashkëlojtari i tij te Zvicra, Johan Djourou, i cili e përgëzoi Granitin për pozitën e re./IndeksOnline/