75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pozita mbështet ekipin negociator

Me fillimin e seancës së Kuvendit fjalën e ka marrë edhe Memli Krasniqi, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, i cili tha se mbështesin ekipin negociator, të propozuar ditën e djeshme.

Pas tij, një gjë të tillë e ka bërë edhe shefi i GP të Nismës, Bilall Sherifi, duke i dhënë mbështetje ekipin negociator.

Po ashtu, edhe Deputeti Albert Kinolli nga 6+ ka konfirmuar mbështetjen e këtij grupi për propozimin e qeverisë./Indeksonline/