12:57 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Pozitë e opozitë bashkë në një foto, deputetët i bashkon ideali i luftës

Deputeti i kuvendit të Kosovës Rasim Selmanaj jka shpërndarë një fotografi me dy miqtë e tij nga opozita. Bëhet fjalë për Bajrush Xhemajlin deputetin e PDK-së, dhe atë të Vetëvendosjes Liburn Aliu, transmeton IndeksOnline.

Ai ka treguar se e kaluar jo fort e larg i lidh këta të tre, të cilët ishin bashkë nëpër burgjet serbe.

Selmanaj ka thënë se sa herë që bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe sakrificës së popullit tonë ne gjithmonë do të jemi bashkë.