13:21 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Prada humbi 860 milionë dollarë të vlerës së tregut

Aksionet e Prada pësuan rënie në nivelin më të ulët që nga viti 2016, pasi ngadalësimi i konsumit kinez ka rezultuar në rënien e papritur të fitimeve vjetore të shtëpisë së modës italiane.

Marka luksoze e modës, e listuar në bursën e Hong Kongut, i atribuoi një rënie shitjesh në Azi për shpenzimet e kufizuara kryesisht të turistëve kinezë në Hong Kong dhe Makao për shkak të dobësimit të juanit.