10:16 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / k.v

Pranga 30-vjeçarit në Prishtinë, kishte pesë urdhëresa për arrestim

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori dje,  arriti të arrestojë personin e kërkuar, i  cili deri më dje ishte në arrati: A.N., mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë  kishte nxjerrë pesë urdhëresa për kapjen e tij, transmeton IndeksOnline.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/