20:46 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prania e qenve endacak-“Dështim i administrimit të qytetit, e degradim i njerëzve që tentojnë të imitojnë pasanikët e Evropës e Amerikës”

Prania e qenve endacak vend e pavend në Prishtinë, është shqetësuese ndër vite, e sidomos kohët e fundit.

Shpesh herë fëmijë e të rritur u kafshuan, e u desh të trajtoheshin si pasojë e qenve endacak.

Profesori universitar, analisti Milazim Krasniqi e ka shprehu pakënaqësinë për praninë e qenve endacak disa herë, por edhe sonte.

Ai tha se Prishtina është mbushur me qen,  ku në rastin e parë është dështim i administrimit të qytetit, por edhe degradim moral i shumë njerëzve, transmeton Indeksonline.

“E kanë mbushur Prishtinën me qen. Në sheshin kryesor nuk kalohet prej qenve endacakë. Kah rruga B (trotuarit) nuk kalohet prej qenve, që i nxjerin në shëtitje. Në rastin e parë është dështim i administrimit të qytetit. Në të dytin është një degradim moral i shumë njerëzve, të cilët jetojnë një jetë zibidi nëpr banesa të ngushta, ndërsa tentojnë të imitojnë pasanikët e Evropës e Amerikës. Të dyja palët po kanë sukses me ta gërditë qytetin!”, shkroi ai./Indeksonline/