75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / F.R

Prattipati nderohet me fanellën e Kosovës me numrin 250 nga Federata e Futbollit

E Ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është nderuar me një fanellë të ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane në Kosovë falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë gjest simbolik, duke e cilësuar atë si një shprehje të miqësisë së fortë ndërmjet dy vendeve.

“Faleminderit Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gjest domethënës dhe për festimin e miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.