10:06 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Prej orës 15:00 s’keni pse dilni nga shtëpia, 3 super ndeshje do të zhvillohen sot

Kampionati Evropian sot mbyll rundin e dytë të ndeshjeve në grupe.

Sot do të zhvillohen 3 ndeshje tejet interesante, transmeton Indeksonline.

Në ora 15:00,  Hungaria do të luaj kundër Francës. “Gjelat” fituan ndeshjen e parë kundër Gjermanisë dhe kërkojnë fitoren e radhës që të sigurojnë kalimin nga grupi.

Hungarezët u mposhtë nga Portugalia me rezultat 0:3, një humbje sot do të zbehen edhe më shumë gjasat për të bërë befasinë, për të kaluar grupin.

Në ora 18:00 zhvillohet derbi i madh mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Kampioni aktual evropian me një fitore kundër gjermanëve kalojnë grupin.

Gjermani i duhen 3 pikë ndryshe rrezikojnë seriozisht kalimin nga grupi.

Ndërrsa, në ora 21:00, Spanja do të luaj kundër Polonisë. Dy kombëtaret duan tre pikët.

Iberikët në ndeshjen e parë barazuan me rezultat 0:0 me Suedinë, kurse polakët u mposhtën nga Sllovakia./Indeksonline/