20:57 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtinë: Prej sot, çdo biznes që hedh fletushka, gjobitet me 90 euro

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga sot nuk do të lejojnë asnjë biznes që të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive e të tjera.

Çdo kompani që do të vazhdojë të shpërndaj fletushka do të gjobitet me nga 90 euro.

 “Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, tha Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ditë më parë ka deklaruar se ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së ambientit.