12:40 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Prej sot, në Gjilan askush nuk ofron dhe as nuk merr shërbime pa dorëza dhe maska

Shtabi Emergjent i Komunës së Gjilanit ka mbajtur një konferencë për media, ku u njoftuan masat e reja lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

Kryetari i komunës, Lutffi Haziri deklaroi se prej sot në Gjilan nuk do të lejohet grumbullimi i njerëzve në rrugë apo në takime sociale.

Haziri shtoi se në këtë komunë askush më nuk do të ofrojë dhe as marrë shërbime pa dorëza dhe maska.

“Është vendim që të mos jepet dhe të mos merret asnjë shërbim pa dorëza dhe pa maska nëse qytetari nuk ka mjete mbrojtëse dhe kjo vlen për tët gjithë nëse gjejmë raste do të mbyllet operatori me inspeksion dhe polici në mënyrë që të mos bartet virusi”, tha Haziri./Indeksonline/