12:15 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Prej sot taksive të qyteteve tjera u ndalohet operimi në Prishtinë

Kompanitë e taksive për transportimin e qytetarëve të cilat nuk janë të regjistruara dhe të licensuara nga Komuna e Prishtinës nuk do të mund të operojnë më brenda qytetit.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Lejen për taksi në Obiliq, e shërbimin në Prishtinë, jo më”, ka shkruar shkurt Tahiri./Indeksonline/